Subscribe

Më shumë se 150 piktorë nga e gjithë bota kanë vizituar në nëntor e prill Shqipërinë. Nga rrugëtimi i tyre artistik vendit tonë i ngelin këto vepra. Janë përzgjedhur vetëm disa nga shumë punime që janë realizuar në vende të ndryshme të Shqipërisë. Ekspozita që nuk mund t’i mbledhë sërish më të mirët e akuarelit nga e gjithë bota, sjell shijen që ato morën me vete nga Shqipëria, përmes peizazheve në Muzeun Historik Kombëtar. Shkodra dhe Berati kanë qenë dy nga qytetet që i kanë bërë më shumë përshtypje të huajve, por nëse Shkodra prezantohet në këtë ekspozitë me më shumë pejsazhe, për Beratin nuk mund të themi të njëjtën gjë. Kjo është ekspozita e dytë e këtij lloji në Shqipëri, pasi vendi ynë nuk numëron shumë artistë që e përdorin këtë teknikë. Risia e kësaj ekspozite është busti dhe skulptura që del jashtë kornizave dhe vjen me ngjyrat e akuarelit. Muzeu i hap dyert për të njohur Shqipërinë përmes vështrimit të artistëve të huaj në akuarel deri në fund të muajit korrik.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *