Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kryer një mbledhje me përfaqësuesit e departamenteve në PD.
Gjatë fjalës së tij ai tha se specialist me 20 vite karierrë provohen dhe testohen nga ata që i qujati hajdutë të qeverisë.
Ai tha se Partia Demokratike ka zgjidhjen për këto problematika që po shkretojnë Shqipërinë.
“Departamentet kanë një rëndësi të jashtëzakonshme për ne si forcë politike, për alternativat që do t’i paraqesimj shqiptarëve si dhe afrimin e specialistëve më të mirë të këtyre departamenteve. Sot janë më qindra speciaslistë të përzenë nga administrata, kanë qenë dinjitoz. Për ne ata janë shumë të çmuar.
Tre ditë më parë një histori prej jush, prej 20 vitesh me detyrë koordinimi dhe pas riorganizimeve i shkon një hajdut në prokurori dhe i thotë që t’i duhet të provohesh edhe një herë të provohesh sërish. Në vetvete ai ishte një koordinator i shkëlqyer. Do të bëjmë gjithçka që këto departamenete të përfshijnë elitën më të mirë të kombit. Kemi përgjigjen për të gjitha këto probleme që po shkretojnë Shqipërinë sepse Shqipëria po rrënohet”, tha ai.