Shqipëria do të na përfaqësojë për herë të dytë në kampionatin europian të futbollit, që këtë vit po mbahet në Gjermani.

Sot në orën 21:00 kuqezinjtë do të përballen me Italinë, një skuadë me emra shumë të fortë. Po sot, në orën 18:00 do të përballen edhe dy skuadrat e tjera që janë në grupin tonë, Spanja me Kroacinë.

Lexo edhe :

Related Posts

Axurrët, kampion  Europe në fuqi, nuk janë në radhën e parë të favoritëve, por mbeten një skuadër traditë, natyrshëm shumë më të favorizuar në raport me kuqezinjtë për ndeshjen e parë në Dortmund. Ne do të kemi me vete entuziazmin e eliminatoreve, të cilat ishin spektakolare për Shqipërinë.

Silvinjo, trajneri që ishte ndër faktorët kyç të kualifikimit, duhet të përgatisë në mënyrë speciale sfidën hapëse ndaj skuadrës së Spaletit. Të gjithë mendojnë formacionin tip të eliminatoreve dhe atë që pak a shumë luajti ndaj Azerbajxhanit në miqësore, si 11-teshen që mund të përballoje Italinë, mirëpo braziliani i pankinës sonë mund të na rezervojë befasi ashtu sikurse bëri edhe me listën e evropianit. Një nga opsionet e mundshme është shtimi i forcave në mesin e fushës, aty ku deri më tani kemi luajtur me Asllanin dhe Ramadanin, plus Bajramin me detyrë offensive. Fantazisti i Sasuolos mund të spostohet në krah për t’i dhënë hapësire në mesfushë një mesfushori me më shumë muskuj si Qazim Laçi ose Abrashi. Në këtë mënyrë do të sakrifikohej një mes Seferit ose Asanit.

Pjesa tjetër  ekipit nuk ndryshon. Porta ka dilemën Strakosha-Berisha, ndërsa partneri i qendrës së mbrojtjes për Gjimshitin nuk dihet nëse do të jetë Ismajli apo Ajeti. Në sulm shpresat janë tek talenti i Chelsea Broja, që ka shansin të tregoje para Europës potencialin e tij të madh.

Bashkë me cilësitë ekip-portë dhe individuale, Shqipëria shkon në Gjermani me armë plus, tifozeria e jashtëzakonshme e cila kërkon që kombëtarja t’i udhëheqë drejt një ëndrre të madhe…ashtu sikurse shijuam muajt e eliminatoreve të fundit.

Mësohet se janë rreth 50 mijë shqiptarë që mbështesin kombëtaren kuqezi në Euro2024, duke lënë me një numër të pakët biletash italianët, ytë cilët do të jenë vetëm 30 mijë tifozë në stadium.

Kombëtaren kuqezi, por edhe të gjitha ndeshjet e tjera të kampionatit europian Euro 2024 mund ti ndiqni ekskluzivisht në plaftormën digjitale Tring./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *