Vetëm një qytetar nga Kavaja ka dalë pozitiv me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, pas testimit të 1.960 personave.

 

Kurse humbje jete këtë të mërkurë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nuk është regjistruar asnjë.

 

Pozitiv është edhe fakti se në spital janë të shtruar vetëm dy persona, një prej të cilëve ka nevojë për terapi intensive.

 

Qytetarët që e kanë fituar betejën me sëmundjen janë 14, ndërsa raste aktive janë 87.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *