Subscribe

Faza e parë në të cilën Shqipëria futet pas çeljes së negociatave, për të cilën Këshilli i Ministrave të Jashtëm dha votën e tij pro dhe pritet të zyrtarizohet në mbledhjen e ardhshme të liderë të Bashkimit Evropian, është në kuadrin ligjor.

 

Në intervistën e dhënë  për Vizion Plus, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtëm Gent Cakaj thotë se më në fund agjenda e zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor është funksionale.

 

 

Cakaj thotë se në konkluzionet e shefave të diplomacisë së vendeve anëtare të BE-së, që nga zgjedhjet e lira, ndëshkimi i zyrtarëve të lartë për korrupsion apo lufta kundër krimit e pastrimit të parave nuk kemi të bëjmë me kushte të reja.

 

 

Për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, zhvillimi i së cilës varet nga përmbushja e kushteve të vendosura nga Bashkimi Evropian, Ministri në Detyrë, nuk mund të thotë nëse ajo do të zhvillohet njëherësh me Maqedoninë e Veriut gjatë presidencës së BE-së nga Kroacia apo në gjashtëmujorin e dytë të 2020 nën drejtimin e Gjermanisë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *