Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu shprehet se Shqipëria ndodhet në gjendje shoku social dhe ekonomik. Sipas tij, kjo gjendje vjen si pasojë e humbjes së kontrollit të qeverisë.

 

Gjatë një aktiviteti të mbajtur në kryeqytet, lideri i PR-së shprehet se ka më shumë se dy vjet që sistemi i drejtësisë ka rënë, ndërsa e krahason pushtetin lokal me atë të kohës së komunizmit.

 

Ndër të tjera, Fatmir Mediu theksoi se dominimi i trafikut të drogës në vend ka filluar të zgjerohet e të marrë forcë në vendet ndërkombëtare. Teksa shton se kanë arritur deri aty sa të kontrollojnë edhe tregun e kokainë në BE, Britaninë e Madhe, si dhe në Amerikën Latine.

 

“Nuk kemi Parlament, nuk kemi pushtet lokal të zgjedhur, por kemi pushtet lokal të emëruar. Trafiku i drogës është bërë tashmë dominan.”

 

Sa i takon Reformës Zgjedhore, Mediu nënviozi se fokusi duhet vendosur në ndëshkimin për shit-blerjen e votës, dekriminalizimin dhe financimin e partive politike gjatë fushatave zgjedhore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *