Subscribe

Shqipëria si vendi i vetëm që i mbrojti hebrenjtë nga përndjekja e nazizmit gjatë luftës së dytë botërore mirëpriti konferencën ballkanike kundër antisemitizmit. Në forumin e organizuar nga kuvendi mori pjesë edhe sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo. Me vlerësimin se një konferencë e tillë ishte e udhës të zhvillohej në Shqipëri, vendin mik të madh të Amerikës, Mike Pompeo vlerësoi se është koha për të ngritur zërin ndaj antisemitizmit.

 

MIKE POMPEO

SEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT

Është e udhës që ky aktivitet të zhvillohet në Shqipëri, një mik i madh i SHBA-së. Është nder për Shqipërinë dhe për trashëgiminë e saj. Jemi këtu për të ngritur zërin kundër çdo përpjekje kundër semitizmit. Së pari duhet ta identifikojmë këtë  kërcënim dhe të gjejmë mënyrat për ta luftuar. Kemi parë një përhapje të antisemitizmit. Kjo është shqetësuese dhe në vendet me shumicë myslimane duhet të flitet në emër të tolerancës. Le të garantojmë sigurinë e çdo personi që të jetojmë krah për krah në paqe. Ju falënderoj për këtë punë të shkëlqyer. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe popullin shqiptar.

 

Me paralajmërimin se antisemitizmi përbën një kërcënim real, kryeministri Edi Rama kërkoi që sfida ndaj antisemitizmit të kthehet në një thirrje për fuqitë dhe demokracitë e mëdha që të veprojnë sa nuk është vonë. Si problem që kërkon zgjidhje të shpejtë, kreu i qeverisë sheh rrjetet sociale që nxisin antisemitizmin përmes lajmeve të rreme.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Dua të përfitoj nga vëmendja juaj për të theksuar kërcënim që vjen nga ë gjithë veprimtaria që shfaqet në rrjetet sociale. Mos të harrojmë që problemet e para dhe përpjekjet për gjenocid kundër hebrenjve kanë zanafillën nga Lindja e Mesme përmes kriminalizimit të çdo akti që kryente ky komunitet dhe lajmi i rreme për ritualet e tyre. Këtu është zanafilla dhe forma e re e përhapjes e antisemitizmit përmes botës digjitale. Duhet të na shqetësojë dhe të na bashkojë për të gjetur një zgjedhje. Nuk duhet të kthehet në një makth, të dalë jashtë kontrollit

 

Me fjalën e tyre në forumin e Ballkanit, që pikë kryesore kishte luftën kundër urrejtjes dhe diskriminimit të hebrenjve, ishin kryetarët e parlamenteve nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Izraeli, senatorë nga Shtetet e Bashkuara dhe përfaqësues të lartë të organizmave ndërkombëtarë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *