Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka bërë të  ditur se sot në Këshillin e Përhershëm, pas një pune të pakursyer përgatitore dhe një bashkëpunimi të shkëlqyer në kuadër të Trojkës, Sllovakia i dorëzoi zyrtarisht Kryesinë e OSBE-së Shqipërisë.

 

Përmes një postimi në Facebook, Cakaj shkruan se ky është një moment që shënon suksesin më të madh në historinë e diplomacisë shumëpalëshe të Shqipërisë, pas anëtarësimit në NATO.

 

Për një vit me rradhë, Shqipëria do të jetë kryesuese e organizatës më të madhe të sigurisë në botë, duke mbuluar gjithë hapësirën nga Vankuveri në Vladivostok.

 

“Shqipëria gëzon kapacitetet e plota për të adresuar prioritetet e Kryesisë së saj në mënyrë efektive dhe për të kryer detyrimet ndaj vendeve pjesëmarrëse në mënyrë të përgjegjshme.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *