Subscribe

Shqipëria mbetet vendi me numrin më të lartë të të kthyerve vullnetarisht në vendin e tyre të origjinës.

 

Sipas raportit të Organizatës Botërore të Migracionit për vitin 2016, rezulton se rreth 18 mije shqiptarë zgjodhën të lënë shtetet ku kishin emigruar për punë ose azil.

 

Mbi 90 % e tyre janë kthyer nga Gjermania. Pjesa tjetër vijnë nga Holanda, Finlanda, Belgjika e Austria.

 

Raporti vëren se në katër vitet e fundit Shqipëria ka pasur një rritje të ndjeshme të kthimeve vullnetare, të asistuara nga Organizata.

 

Nga shtetet e rajonit në këtë raport spikat Serbia me rreth 7 mijë kthime, e pasuar nga Kosova dhe Maqedonia. Të gjithë emigrantët nga rajoni kishin shkuar në vendet e Evropës perëndimore.

 

Studimi qe përfshiu  110 vende pritëse dhe 161 shtete origjine, del në konkluzionin se krahasuar me vitin 2015, kthimet në total u rritën me 50%.

 

Shqipëria qe kryeson këtë listë, pasohet nga Afganistani, Irani dhe Iraku. Ndërkohë, vendin kryesor transit për të gjithë të kthyerit  e zë Greqia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *