Subscribe

 

Rritja e kërkesave per azil e shqiptareve në France, ishte tema e diskutimit te ministrit te Jashtëm te Shqipërisë, Ditmir Bushati, me ministrin e Brendshëm francez, Gerard Collomb. Me iniciative te shtetit shqiptar, palet ranë dakord qe te ndërmarrin nje plan veprimi qe do te zgjasë tre muaj dhe qe do te synoje te reduktoje kërkesat e shumta per azil.

 

Jemi të ndërgjegjshëm për liritë dhe detyrat që ofron lëvizja e lirë në hapësirën Schengen dhe shume të vendosur për të mos toleruar kërkesat abuzive për azil.”

 

Per ministrin e Brendshëm te Francës, Shqipëria është nje vend i sigurte. Nje prej masave qe do te ndërmerren është stacionimi i oficereve franceze ne Shqiperi, per te kryer operacione te përbashkëta me policinë tone kufitare.

 

“Shqipëria është një vend i sigurt, dhe dua të përshëndes planin e veprimit ambicioz si dhe vullnetin e qeverisë shqiptare”.

 

Bushati informoi ministrin francez mbi ecurinë e reformave kyçe për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE, duke u ndalur tek zbatimi i vetting-ut dhe impakti që reforma në drejtësi do të ketë edhe në fushën e sigurisë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *