Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
14 March 2026
Vizion fokus

Ushtria izraelite pretendon se ka eliminuar dy zyrtarë të...

Sulm me dron në një rafineri nafte në Irak

Trump: Ngushticën e Hormuzit do ta mbajmë të hapur

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, kanoset një...

Si lufta e Iranit mund të bëhet më e...

Trump refuzon përpjekjet aleatëve për bisedime armëpushimi me Iranin

Dy të dënuar humbin jetën në burgun grek të...

Sërish “tym i zi” në Milot, vijon djegia e...

Tërmet në Greqi, magnituda dhe epiqendra

SHBA sulmon objektiva ushtarake në ishullin Kharg të Iranit

Shqipëria i ofron kujdes mjekësor një fëmije nga Gaza

16 Janar 20:08

Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Shqipëri njoftoi se mbrëmjen e 15 janarit, në Shqipëri është evakuuar një fëmijë 1-vjeçar nga Gaza, të cilit do t’i ofrohet kujdesi kritik shëndetësor.

“Fëmija aktualisht po merr kujdesin mjekësor në Spitalin Universitar ‘Nënë Tereza’, ndërsa babai, vëllai dhe motra janë akomoduar në qendrën e refugjatëve në Babrru të Tiranës”, u tha në njoftimin e OBSH-së në Shqipëri.

OBSH-ja falënderojë institucionet shtetërore të Shqipërisë për lehtësimin e këtij evakuimi mjekësor.

“Angazhimi i Shqipërisë për të mbështetur ata në nevojë është një shembull i rëndësishëm solidariteti. Meqë shumë pacientë nga Gaza ende kërkojnë kujdes urgjent mjekësor, përpjekjet e koordinuara ndërkombëtare mbeten vendimtare”, u tha në njoftim.

Ky është evakuimi i parë mjekësor në Shqipëri i banorëve nga Gaza. Ndërkaq, në nëntor të vitit 2023 ishte evakuuar një familje shqiptare nga enklava palestineze.

Organizatat për të drejtat e fëmijëve dhe ato humanitare, që kur ka nisur lufta në Gazë, kanë bërë thirrje të vazhdueshme për lehtësimin e evakuimeve mjekësore nga enklava palestineze.

Tetorin e vitit të kaluar, agjencia e Kombeve të Bashkuara për fëmijët, UNICEF, tha se ritmi me të cilin fëmijët e sëmurë po evakuohen nga Gaza është më pak se një fëmijë në ditë.

UNICEF tha se nëse ky ritëm “i ngadalshëm e vdekjeprurës” vazhdon, atëherë do të duhej më shumë se shtatë vjet për të evakuuar 2.500 fëmijë që kanë nevojë urgjente për kujdes shëndetësor.

Sipas UNICEF-it, nga 1 janari deri më 7 maj 2024, nga Gaza u evakuuan mesatarisht 296 fëmijë në muaj, që kishin nevojë për kujdes mjekësor. Por, pasi Izraeli nisi ofensivë në afërsi të pikëkalimit të Rafahut, ky numër, tha agjencia, ra në 22 në muaj.

Lufta në Gazë ka nisur tetorin e vitit 2023, pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë.

Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 46.000 palestinezë – shumica gra dhe fëmijë – dhe enklava është zhytur në krizë të thellë humanitare.

Më 15 janar të këtij viti, palët arritën marrëveshje për armëpushim dhe lirim të pengjeve, i cili pritet të hyjë në fuqi më 19 janar./rel

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
Gaza kujdes mjekesor Shqipëri Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Ushtria izraelite pretendon se ka eliminuar dy zyrtarë të lartë të inteligjencës iraniane

më shumë...

Kurti mbledh kabinetin qeveritar: Zotimet do t’i bëjmë program qeverisës

më shumë...

Sulm me dron në një rafineri nafte në Irak

më shumë...

Asfaltohet segmenti rrugor në aksin Librazhd-Prrenjas

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:45

Ushtria izraelite pretendon se ka eliminuar dy...

8:30

Kurti mbledh kabinetin qeveritar: Zotimet do t’i...

8:06

Sulm me dron në një rafineri nafte...

7:58

Asfaltohet segmenti rrugor në aksin Librazhd-Prrenjas

7:42

Trump: Ngushticën e Hormuzit do ta mbajmë...

7:23

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë,...

7:08

Si lufta e Iranit mund të bëhet...

6:31

Trump refuzon përpjekjet aleatëve për bisedime armëpushimi...

6:24

Dy të dënuar humbin jetën në burgun...

6:18

Sërish “tym i zi” në Milot, vijon...

6:11

Tërmet në Greqi, magnituda dhe epiqendra

5:47

SHBA sulmon objektiva ushtarake në ishullin Kharg...

5:39

Lufta në Lindjen e Mesme, shkon në...

5:29

Kosova do t’u njohë dokumentet e serbëve...

5:04

Interi zhgënjen sërish! Atalanta “asist” Milanit në...

4:49

Abuzim me çmimet, Doganat dhe Tatimet aksion...

4:38

EMRI/ E rëndë, 34-vjearja shqiptare humb jetën...

4:19

Irani nis valë të re sulmesh me...

3:59

Lufta në Lindjen e Mesme, OKB: Nuk...

3:49

Parashikimi i motit për ditën e diel

Më të klikuarat

  • Çiklistja përjeton momente tmerri, bie nga shkëmbi për disa...
  • EMRI/ E rëndë, 34-vjearja shqiptare humb jetën pasi u përpla...
  • Dy të dënuar humbin jetën në burgun grek të Koridhalosit
  • Maliq/ Gjendet e vdekur e moshuara në banesë, dyshohet se ka...
  • Tragjedi në Itali! Ra nga ballkoni, ndërron jetë në spital 2...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.