Subscribe

Pas afro tre muajve Shqipëria dhe Kosova kanë hapur kufijtë. Prej mesnatës ka hyr rifillimi i lëvizjes nga të dyja anët e kufirit.

Qindra qytetarë me automjetet e tyre i janë drejtuar Kosovës duke shfrytëzuar hapjen e kufijve pas një periudhe izolimi thuajse tre mujore. Në pikën e përbashkët kufitare në Morinë radhët e gjata janë kryesisht drejt Kosovës ndërsa kosovarët që udhëtojnë drejt Shqipërisë ishin më të paktë.

Pala shqiptare ka hequr masat shtrënguese dhe kufizimin e lëvizjeve për të gjithë shtetasit që hyjnë në Shqipëri përfshirë edhe periudhën e vetkarantinimit ndërkohë që personeli shëndetësor në kufi kontrollon qytetarë nëse kanë simptoma të Covid-19.

Autoritetet kosovare kanë bërë të ditur se në pikat kufitare do të aplikohet kontrolli shëndetësor për qytetaret nëse kanë rezultuar negativ në testimin për Covid-19 dhe periudha e testit duhet te jete jo me e vone se kater diteshi i fundit, ne te kundert duhet t’i nënshtrohen karantinimit.

Me Malin e Zi janë hapur dy pika të kalimit kufitar Muriqanit dhe Hani i Hotit. qytetarëve shqiptarë nuk do t’u kërkohet asnjë provë apo analizë speciale, por me hyrjen në territorin malazez, ata do të marrin udhëzime të qarta mbi masat e higjienës dhe rregullat të cilat duhet të ndjekin në kuadër të luftës kundër COVID-19.

Gjithashtu në kufirin e Kapshticës me Greqinë nga kjo e hënë është hequr vetkarantinimi si dhe mund të udhëtojnë me automjete personale shtetasit me dokumente greke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *