Subscribe

Duke qenë se këtë të premte kryeministri Edi Rama deklaroi edhe një herë se kufijtë mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk duhet të ekzistojnë më, ai ju çoi një mesazh edhe të gjithë atyre që nxitojnë të deklarojnë “Shqipëria e Madhe”.

 

Rama tha në konferencën e përbashkët për mediat se askush nuk mund të bëhet pengesë për këtë proces. Ai u shpreh i prerë se as Serbia dhe as përfaqësues nga SHBA a BE nuk mund të thonë se pse Shqipëria po  bën diçka të tillë.

 

“Sa bëhet një deklaratë vijnë dhe thonë Shqipëria e Madhe, në anglisht. Rruga është që për interesin tonë, ne të hyjmë në këtë kontekst ku kemi hyrë tanimë. Ne të zbatojmë katër liritë. Sot folëm për heqjen e kufirit. S’ka si guxon njeri në Beograd të thotë ç’është kjo apo të vijë njeri nga BE e SHBA. Sepse ne i kemi hyrë një procesi rajonal. Unë e kam shpjeguar, por kur flet me murin, flet me murin. Në procesin rajonal nuk ka radhë. Nuk mund të na thotë Serbia ne pse bëni me Kosovën këtë, pse se bëni me ne më para. Nuk na del njeri pengesë. Ashtu sikundër duhet të kryhet edhe më të tjerët. Po kur thonë ca që e çove serbin në det… Me çfarë e nxora, me kuaj, me shpata, me se? Deti është i shqiptarëve, jo i serbëve, porti është i shiptarëve, jo i serbëvë. Është çmenduri. Shpresoj që kësaj çmendurie t’i ketë ardhur fundi dhe të mos na rikthehet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *