Kombëtarja e basketbollit të meshkujve i nisi në mënyrën më të mirë parakualifikueset për në Europianin e 2025.
Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje spektakolare këtë të enjte, përballë Luksemburgut, ku diferencat u panë vetëm në fundin e takimit.
Në ndeshjen e luajtur në palestrën ”Dhimitraq Goga” në Durrës, skuadra e drejtuar nga Afrim Bilali triumfoi me rezultatin final 92- 88.
Në parket u dallua Rei Pullazi me 23 pikë të shënuara, ndërsa Elvis Dusha u veçua në periodën e fundit, ku gjuajti disa herë për tri pikë dhe i dha fitoren skuadrës kuqezi.
Ndeshjen tjetër, Shqipëria do ta luajë më 24 shkurt me Rumaninë në transfertë. Sipas formulës nga FIBA, në turin pasardhës kualifikohet vendi i parë në grup dhe i dyti me rezultatet më të mira.