Subscribe

Kryeministri Edi Rama synon që gjatë viteve të tjera të qeverisjes të mund të kthejë Shqipërinë në zgjedhjen e parë të qytetarëve brenda, por edhe emigrantëve.

 

Ai deklaroi se për të arritur këtë, PS ka një plan konkret veprimi, që do të shpaloset hap pas hapi në ditët në vijim. Kreu i qeverisë nuk la pa sulmuar programin elektoral të opozitës.

 

“Vizioni im i Shqipërisë 2030 si një vend ku Shqipëria të jetë një zgjedhje e parë dhe jo emigrimi, është një dëshirë e bazuar në projeksione realiste dhe vlerësimet e konjukturës evropiane. Kemi punuar me një grup të gjerë të skuadrës tonë, anëtarë qeverie, ekspertë të qeverisë, ekspertë ndërkombëtarë dhe për të gjitha këto që themi jemi të vetëdijshëm që duhet një plan për të shfrytëzuar ndryshimin. Me këtë plan do të nxisim emigrantët shqiptarë të shohin nga Shqipëria si një mundësi e re. Ditët dhe javët në vijim do të jenë momente të njëpasnjëshme shpalosëse të këtij plani. Jam gjithë shpresë se Shqipëria do të mund të bëhet një vend shumë më i favorshëm qoftë për ata që duan të kthehen, qoftë për të rinjtë këtu. Shqipëria do të bëhet destinacioni turistik më i kërkuar, Shqipëria e kësaj dekade mund të rrisë me disa herë kapacitetet e saj eksportuese në bujqësi. Do t’u ofrojmnë emigrantëve një perspektivë të re mbi vendlindjen, rrugë të reja për të investuar kursimet e tyre këtu, duke filluar dhe duke shtuar gradualisht, por konsiderueshëm në 4 vitet e fundit këtë proces rikthimi. Fillimisht si një proces rikthimi të parasë së tyre. Nuk kemi një program elektoral të ngjashëm me një menu dëshirash për të kapur vota nga të katërt anët, siç kap PD bashkë me koalicionin KÇK. Ne kemi një plan veprimi se ne jemi qeveria, duam të themi qartë atë që do të bëjmë dhe të bëjmë atë që do të themi. Nuk jemi një koalicion KÇK. Po ta shikoni e ka të shkruar në ballë: KÇK fiton, Shqipëria humbet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *