“Nje brez një rruge”. Kjo është ajo çka ka ulur ne nje tryeze te përbashkët 20 presidente dhe 11 kryeministra nga e gjithë bota. Bashkëpunimi shumëpalësh, fokusuar me tepër tek ekonomia dhe infrastruktura janë kryefjala e këtij forumi.
Shqipëria përfaqësohet nga Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj ne forumin e nivelit te larte ne Kine, nen kujdesin e posaçëm te presidentit Xi Jinping.
Me këtë rast, ministri Dervishaj dhe Drejtori i Komitetit Kombëtar për Zhvillim dhe Reforma He Lifeng, nënshkruan Memorandumin e bashkëpunimit mes 2 shteteve, me fokus forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushat e transportit, infrastrukturës dhe aspektin financiar.
Ministri Dervishaj tha se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kinës, janë në një nivel shumë të mirë politik, por duhet të bëhet më shumë në forcimin e raporteve ekonomike dhe në zhvillimin e projekteve infrastrukturore.
Ne forumin “Nje brez nje rruge”, i vlerësuar si nje nga projektet prioritare te qeverise se republikës popullore te Kines, per te riaktivuar edhe te famshmen “Rruga e mëndafshit”, ishin te pranishëm kreret e shteteve dhe qeverive nga 27 vende te botes, mes te cilëve presidenti rus Putin, ai turk Erdogan, kryeministri grek Cipras, zv-sekretari i OBK-se, shefja e FMN-se, si edhe zyrtare te tjere te larte.
Ideja e nisur ne vitin 2013 pritet shume shpejt te konkretizohet me nje projekt konkret madhor infrastrukkturor, qe do te shërbejë per forcimin e lidhjeve tregtare mes superfuqisë aziatike dhe Europes.





