Në kuadër të masave të marra për garantimin e rendit dhe sigurisë, parandalimin e futjes së fishekzjarrëve dhe kapsollave në stadium gjatë ndeshjes që do luhet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Arena Kombëtare”, në Tiranë, Policia ka shtuar masat duke dilluar nga pikat doganore.

 

Policia bën me dije se gjatë kontrollit të ushtruar së bashku me autoritetin doganor në autobusin me drejtues shtetasin kosovar B. M, gjeti një çantë shpine me fishekzjarrë dhe kapsolla, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në këtë autobus udhëtonin në mënyrë të organizuar shtetas kosovarë për të marrë pjesë në ndeshjen e futbollit Shqipëri-Francë.

 

Policia bën me dije se kontrollet e rrepta do të vijojnë në të gjitha pikat e kalimit kufitar, dhe në çdo ambient ku dyshohet se mund të ketë fishekzjarre dhe kapsolla, si dhe për elementë me precedent kriminal që mund të tentojnë për të hyrë në stadium.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *