Është katërfishuar në vetëm një javë numri i vdekjeve ditore nga koronavirusi në Britani.

 

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë në vend, 209 vdekje të tjera u regjistruan në 24 orët e fundit, krahasuar me 50 të martën e kaluar.

 

Shqetësim në Britani ka krijuar edhe rritja e numrit të shtrimeve në spitale, me gati 1.000 shtrime në ditët e para të shtatorit.

 

Në një javë infeksionet u rritën me 16% , ndërsa në 24 orët e fundit u regjistruan 37.489 raste të reja.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *