Policia është vënë në aksion ndaj shoferëve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, duke marrë shkas nga situata shqetësuese me aksidentet ditët e fundit. Brenda 12 orëve në të gjithë vendin,janë pezulluar 66 leje drejtimi dhe janë vënë 2.668 masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor.

 

“Janë pezulluar 39 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara, matur me radar, dhe 27 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit; 473 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 397 masa për mospërdorim të rripit të sigurisë, 644 masa për shpejtësi mbi normat e lejura, manovra të rrezikshme në rrugë dhe mosrregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara, 194 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse në mjetet me dy rrota, 778 masa për parakalime të gabuara dhe 182 masa për mosruajtje të largësisë së sigurisë mes mjeteve”, njoftoi policia.

 

Efektivët, shtohet në njoftim, do të jenë në detyrë për të rregulluar trafikun dhe monitoruar sjelljen e përdoruesve të rrugës e për t’i edukuar ata, me qëllim që të mos përsëriten më aksidente si ai i djeshmi, ku u shua një familje.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *