Kërkimet për naftë në zonën e Shpiragut rritën edhe më tej shpresat se operacionet e kryera deri më tani do të kenë përfundim pozitiv.
Eksperti I hidrokarbureve Stavri Dhima thotë për Vizon Plus, se rezultatet në pusin 5 ishin të rëndësishme për rikonfirmuar të gjitha të dhënat e siguruara deri më tani.
Po ne tashme kemi një situatë tjetër, një situatë të re. Dhe kjo risi është rezultati I shpimit të pusit në Shpiragu 5. Ato tregojnë se kemi një rezultat edhe me të mirë se puset e tjera, tregojnë për madhësinë e rezervuarit dhe sasisë së naftës që mundë të merret prej aty. Pra rikonfirmohen të dhënat në një shkallë edhe më të madhe.
Për ekspertin tani nis faza tjetër edhe më e vështirë që është ajo e shpimit të puseve të reja, fazë e cila ka kosto për kompaninë.
Shpimi i puseve të rinj është një fazë delikate për më tepër që kemi formacion gjeologjik që paraqesin vështirësi në fazën e shpimit. Këtu mendohet të shpohen 8 -15 puse, për të marrë atë sasi nafte që është në këtë vendburim. Kjo naftë nuk do të merret brenda një muaji apo një viti, por ajo që duhet me siguri është që kemi konfirmim të një sasie të konsiderueshme nafte në këtë zonë.
Nëse ky lajm do të ketë një përfundim pozitiv, shteti shqiptar do të jetë përfitues financiarë që në fuçinë e parë. Por, përftimet më të mëdha do të shtrihen në kohë, minimalisht një 5-vjeçar, pasi kompania të shlyejë kostot e investimit
Që në fuqinë e parë që prodhohet shteti merr 10 % si rentë minerare. Pjesë e AKBN është 1% e gjithë totalit që prodhohet. Pasi të jenë mbuluar shpenzimet AKBN do të marrë 13 % të totalit. Më pas edhe qeveria dot ë marrë 5 % të vlerës totale vjetore. Në momentin që kompania mbulon shpenzimet do të ndahet dhe tatim fitimit. Thuhet se deri tani kompania ka shqezuar 850 mln dollarë/euro, deri në përfundim do shpenzojnë 7 mld. Këto kosto duan një 5-vjeçar për tu shlyer e më pas të nis kompania të paguajë tatim fitimi.
Sot në vendin tonë nxirren 15 mijë fuçi në ditë, me një prodhimi vjetor prej 1 milion ton. Mendohet se pas vendburimit të Shpiragut prodhimi vjetor do të arrijë 5-6 milion ton në vit.





