Në të gjithë botën po zhvillohen rreth 100 projekte laboratorike për gjetjen e vaksinës për koronavirusin e ri. Por kompania Moderna në SHBA ka dhënë sinjale shumë pozitive për suksesin e provës klinike në 8 pacientët e parë.

“Këto të dhëna të fazës së përkohshme 1, demonstrojnë se vaksinimi me mRNA-1273 shkakton një përgjigje imune të madhësisë së shkaktuar nga infeksioni natyror. Këto të dhëna vërtetojnë besimin tonë se kjo vaksinë ka potencialin për të parandaluar sëmundjen Covid-19 dhe të avancojë aftësinë tonë për të zgjedhur një dozë për provat kryesore.”

Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive të qeverisë amerikane, konfirmoi se vaksina çoi në prodhimin e antitrupave të cilat mund të neutralizojnë koronavirusin. Në total janë 45 persona që do të testohen. Do të duhen më shumë prova për të parë sigurinë dhe efektshmërinë e kësaj vaksine.

 Ekspertët paralajmërojnë se është ende herët për të folur mbi rezultate konkrete pasi duhet të kalojnë disa faza të rëndësishme të testimit në masë e kjo kërkon kohë. Testimi në njerëz ka filluar edhe në Britaninë e Madhe, Gjermani e Francë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *