Subscribe

Takimin e fundit në vizitën disaorëshe në Kosovë, Edi Rama e mbylli me nderimin e Rexhep Qoses me kordonin e madh me yllin e medaljes së kryeministrit për mirënjohje publike që përkon edhe me 85 vjetorin e lindjes së akademikut

 

Ceremonia e dorëzimit, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti, u pri nga një fjalë e Edi Ramës i cili mes të tjerash lexoi një nga qëndrimet e Rexhep Qosjes për shqiptarinë.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

“Një zotni burrë në kuptimin më të plotë të kësaj shprehje shqipe. Zhurmat e kanë dominuar prej kohës mjedisin publik. Shumë kohë më parë nxënësit në liceun artistik më ra në dorë një libër me titullin “Anatomia e Kulturës”. Ishte një libër i lejuar por kishte një ndjesi krejt tjetër dhe përçonte një aromë tjetër nga ajo shabllone të estetikës dhe kritikës me trë cilët ishim mësuar. Që atëherë u vura në gjurmët e atij autori. Ka qenë kështu që kur flitej për Barletin, më shfaqej me portretin e Qoses. Vetë jeta e tij në rrahjet e pulsit të kombit të vet është një libër i shkruar në ndërgjegjen e bashkësisë të cilës ai i përket. Rexhep Qosja hyn te ata njerëz për të cilët e quaj veten me fat që jam bashkëkohas dhe që kam arritur ta njoh. Në kullën e tij pre librash në Prishtinë pranoi ta merrte simbolin e vogël të cilin menjëherë e vendosi në jelek në krahun e zemrës. Kur e pashë atë pata ndjesinë që simboli do e kishte jetën e gjatë.”

 

Pas vlerësimit, Rexhep Qosja e quajti nderim që ai i bëhet pas takimit në Prishtinë mes Albin Kurtit dhe Edi Ramës, ku veçmas vlerësoi kryeministrin e Kosovës.

 

REXHEP QOSJA

“Unë i lejoj vetes, mosha në të cilën jam prej 85 viteve, më jep të drejtë morale, që t’i ftoj kryeministrin Edi Rama dhe kryeministrin Albin Kurti të takohen si sot, më shpesh. Të takohen qeveritë e tyre, të mbajnë mbledhje qeveritë e tyre të kryeministruara prej tyre. Në këto takime, në mbledhjet e tyre, të bëjnë, të njësojnë, një ideal të përbashkët, që na e ka lënë epoka më e madhe e historisë shqiptare, epoka e rilindjes shqiptare, të cilët kanë thënë “Si të krijojmë Shqipërinë dhe si të krijojmë shqiptarin”. Të njësojnë idealet, qëllimet e tyre politike. T’i kontribuojnë një vlere jashtëzakonisht të madhe që është quajtur e quhet kohezion i një populli, kohezion shpirtëror, shoqëror, moral, kombëtar.”

 

ALBIN KURTI

“Ngjarja e sotme tregon se ditëlindjet profesor Qoses duhet t’ia kremtojmë nga 2 herë, një herë në Kosovë dhe në Shqipëri, sepse ka dhënë shumë për kombin shqiptar. Profesor Rexhep Qosja në më shumë se gjysmë shekulli veprimtari ka frymëzuar studentë në mësime dhe demonstrata. Pra është një ndër personalitetet e radha kontributin e paçmueshëm të së cilit nuk e matim dot. Për bindjen time kombi shqiptar është komb i gjuhës dhe i historisë. Pra, i gjuhës shqipe dhe historisë së popullit shqiptar. Historinë e kemi gjithë andej në politikë duke gjalluar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *