Njesia detare e shpëtimit në Spanjë ka shpëtuar sot 54 persona, mes të cilëve edhe dy foshnje. Ata ishin duke kaluar me varkë në Detin Mesdhe, por varka e mbingarkuar është përmbytur.

Zëdhënësi i njësisë theksoi se anija në të cilën gjendeshin 13 gra, është vërejtur në ujërat në lindje të Gjibraltarit.

Kryqi i Kuq njoftoi se shtatë migrantë janë dërguar në spital pas mbërritjes në portin në Malaga, të shtunën para mesnatës.

Qindra mijëra migrantë dhe refugjatë tentuan me anije të pasigurta dhe gomone që të mbërrijnë në Evropë në mënyrë ilegale gjatë viteve të fundit, ndërsa mijëra të tjerë kanë ndërruar jetë gjatë luftës me dallgët për një jetë më të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *