Shpërthimi i një bombole gazi në aneksin e një banese për pak sa nuk ka shkaktuar një ngjarje me pasoja të rënda.

 

Gjithçka ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Vashtmi të bashkisë së Maliqit, në një familje rome, ku si pasojë e shpërthimit të bombolës është djegur plotësisht aneksi që familja e përdorte për të gatuar, por edhe si kuzhinë.

 

Ndërhyrja e familjarëve, fqinjëve dhe më vonë edhe e shërbimit zjarrfikës ka bërë të mundur izolimin e flakëve në pjesën tjetër të banesës por ka shpëtuar nga zjarri edhe shtëpitë ngjitur.

 

Banorët tregojnë se u janë djegur disa orendi, ndërkohë që kërkojnë ndihmë nga autoritetet lokale e donatorët pasi edhe pa këtë zjarr, gjendja e tyre ekonomike ishte mjaft e vështirë.

 

Zjarret këtë verë kanë qenë të shumta në rajonin e Korçës duke shkrumbuar sipërfaqe të mëdha në pyje e kullota, ndërkohë që për fatin e mirë zjarret në banesa kanë qenë të pakta dhe pa dëme në njerëz.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *