Subscribe

Kreu i FSHF-së, Armand Duka ka reaguar lidhur me shpërthimin në shtëpinë e tij, mbrëmjen e sotme.

 

Para mediave, Duka u shpreh se ka qenë një person me kapuç të zi i cili ka vendour lëndën plasëse pranë banesës. AI tha se në banesë ndodhej bashkëshortja e tij dhe djali.

 

“Nuk kam mundësi të bëj deklaratë tani. E ka dëgjuar gjithë Durrësi që më kanë vënë dinamit te dera e shtëpisë. Në shtëpi kanë qenë familja, gruaja, djali. Fatmirësisht nuk kanë mbetur të lënduar. Shpërthimi ka qenë shumë i fortë, porta ka dalë jashtë përdorimit. Kemi pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë një njeri me kapuç që afrohet te porta dhe vë dinamitin te mekanizmi ku hapet dhe mbyllet porta”, tha Duka.

 

 

Per ngjarjen e rende reagoi edhe kryedemokrati Basha i cili kerkoi qe pushteti sipas tij i korruptuar te nderprese strategjine e tensionit per te kapur nje tjeter institucion, sic eshte qeveria e futbollit.

 

Ndersa Presidenti Meta e konsideroi nje akt kriminal dhe terrorist ndaj familjes se Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, z.Armando Duka duke u bere thirrje të gjithë institucioneve ligjzbatuese të zbardhin me transparencë këtë ngjarje shumë të rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *