Përfundon në prangat e policisë Petrit Mlloja, pasi ushtronte pa licencë aktivitetin e tij tregtar të shitjes së gazit.

 

46-vjeçari tregtonte në kundërshtim me ligjin gazin që përdorej në hotelin e familjes Gjoka, ku nga shpërthimi u plagosën rëndë nëna me tre fëmijët.

 

Sipas njoftimit të policisë, Mlloja ka shkelur masën e bllokimit të aktivitetit duke vazhduar tregtimin pa licencë të gazit të lëngshëm dhe të naftës, jashtë kushteve tekniko-ligjore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *