Kryeministri libanez Hassan Diab deklaroi këtë të martë se “të gjithë përgjegjësit do ta paguajnë për atë që ndodhi” dhe se kjo ngjarje me pasoja tragjike “nuk do të kalojë pa përgjegjës”.

Po ashtu, ai deklaroi se hetimi për shpërthimin do të përfshijë “zbulime që do të njoftohen për këtë depo të rrezikshme që ka qenë e pranishme që prej vitit 2014”,  ndërsa nuk dha detaje shtesë.

Duke e përshkruar shpërthimin si një “katastrofë”, Diab theksoi gjatë një deklarate televizive se tashmë prioritet është trajtimi i të plagosurve.

Ai përfundoi fjalën e tij duke i bërë një thirrje urgjente të gjitha vendeve që e duan Libanin që të qëndrojnë afër dhe ta ndihmojnë në shërimin e plagëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *