Një shpërthim me tritol ka ndodhur orët e para të mëngjesit të së enjtes në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 në një lokal në rrugën “Dëshmorët e 4 shkurtit”, në një zonë të populluar.

Lënda plasëse ishte vendosur në lokalin në pronësi të shtetasin A.K., i cili ndodhet në katin e parë të një pallati.

Si rezultat i shpërthimit, nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe kapjen e autorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *