Subscribe

Shkodra është tronditur nga një shpërthim me tritol.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në banesën e ish-basketbollistit të Vllaznisë, Nikolin Arra.

Për fat të mirë në banesë nuk kishte persona, pasi Nikolin Arra dhe familjarët e tij ndodhen jashtë Shqipërisë. Si pasojë nga shpërthimi raportohet vetëm për dëme materiale.

Sipas verifikimeve të Policisë, lënda plasëse është vendosur në portën hyrëse të banesës në lagjen “Qaf Hardhi” në Shkodër.

Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

 

 

 

Nikolin Arra përvecse sportist ka qënë edhe inspektor I tatim taksave në Shkodër disa vite me parë madje është shoqëruar në polici dhe proceduar penalisht në 2015 pasi nuk kishte marrë masa ndaj subjekteve tregtare që kryenin evasion fiskal.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *