14 vetë janë vrarë dhe 13 të tjerë janë plagosur në një shpërthim të fuqishëm në një zonë diplomatike në kryeqytetin afgan, Kabul.
Numri i të vdekurve dhe të lënduarve pritet të rritet. Deri me tani, nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin. Kabuli është vënë disa here në shënjestër nga talebanët dhe militantët e tjerë muajt e fundit.
Në maj, një bombë e madhe në të ashtuquajturën zonën e gjelbër të kryeqytetit, ku ndodhen shumë misione diplomatike, la të vdekur më shumë se 150 njerëz.




