Subscribe

Një shpërthim i dyshuar si sulm terrorist raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Nju Jorkut, i cili është ndierë rreth orës 6:30 të mëngjesit të së hënës, në një stacion autobusësh pranë terminalit “Port Authority”, në Manhattan.

 

Nuk dihet ende origjina e shpërthimit, ndërsa 2 persona janë plagosur. Policia ka ndaluar një te dyshuar për ta marrë në pyetje, pasi ai mbante një pajisje me tela me vete.

 

Nga pamjet shihet se si njerëzit te përfshire nga paniku vrapojnë per t’u larguar.

 

Departamenti i Zjarrfikësve dhe Policisë së Nju Jorkut thanë se kanë lokalizuar një pajisje pranë një korridori pasagjerësh midis trenave A dhe 1.

 

“Port Authority”, është terminali më i madh i autobusëve në SHBA dhe u shërben më shumë se 65 milionë njerëzve në vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *