Një shpërthim tronditës, që u krahasua me një tërmet nga banorët, ndodhi këtë të shtunë në West Yorkshire. Mediat britanike shkruajnë se pas zhurmës së shpërthimit, shtëpia u përfshi nga flakët.

 

Për të mbijetuar, një grua u hodh nga dritarja. Sipas fqinjes Candice Nevison, dikush kërceu nga dritarja e shtëpisë për të shpëtuar nga flakët. Ajo pa edhe një person tjetër që doli nga banesa teksa kjo e fundit digjej, ndërsa një grua e moshuar u nxorr duke u mbajtur mbi supe nga një burr.

 

Tre të lënduarve ju dha ndihma e parë në vendin e ngjarjes dhe më pas u dërguan në spital. Nuk ka asnjë informacion për gjendjen e tyre shëndetësore, ashtu siç nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi atë shpërthim të fuqishëm në shtëpi.

 

Gjashtë shtëpi përreh janë evakuuar si një masë paraprake sigurie. Ndërsa qytetarët janë bashkuar dhe po mbledhin fonde për të siguruar strehë për familjen e dëmtuar vetëm tri javë para Krishtlindjes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *