Këto janë pamjet e shpërthimit të kraterit vullkanik në ishullin Stromboli në Sicili.

 

Por këto pamje spektakolare fatkeqësisht u shoqëruan edhe me tragjedi njerëzore. Një 35 vjeçar humbi jetën pasi u godit nga gurët gjatë tërmeteve që u shkaktuan nga çlirimi i llavës. Ndërsa 3 persona të tjerë u plagosen.

 

Shpërthimet ishin aq të fuqishme sa shkaktuan panik tek banorët dhe turistët e shumtë, të cilët kërkuan shpëtim duke u hedhur në det.

 

Ekspertët informojnë se në total u  regjistruan rreth 20 shpërthime në krater.

 

Vullkani Stromboli ndodhet në ishullin me të njëjtin emër në arkipelagun e ishujve Eolie në Sicili, mbi 900 metra mbi nivelin e detit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *