Keto janë pamjet spektakolare pas shpërthimit të vullkanit më aktiv në Indonezi, në malin Sinabung. Autoritetet indoneziane aktivizuan nivelin më të lartë të alarmit, ndërsa qielli është mbuluar nga një re e madhe tymi ne një lartësi qe shkon shtate kilometra. Fatmirësisht asnjë viktimë nuk u raportua, por autoritetet i bëjnë thirrje banorëve të qëndrojnë larg zonës së mbuluar nga hiri e tymi. Aeroporti i provincës u mbyll, duke anuluar disa fluturime. Zyrtarët raportuan për mediat se vullkani filloi të nxirrte tym të zi, hi dhe zjarr që prej mëngjesit të së hënës, i shoqëruar nga tërmete të shumta. Në vitin 2014, dhjetëra njerëz humbën jetën e mijëra të tjerë u evakuuan për shkak të shpërthimit të vullkanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *