Një vullkan ka shpërthyer në Zelandën e Re, duke lënë një të vdekur dhe disa të plagosur.

 

Vullkani shpërtheu në Ishullin e Bardhë, I njohur ndryshe se Whakaari.

 

Policia tha se 23 persona ishin shpëtuar, por paralajmëroi se numri i vdekjeve ishte “e mundshme” të rritet pasi në zonë ka pasur grupe turistësh.

 

Zona aktualisht është shumë e rrezikshme për një operacion shpëtimi. Vetë kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern njoftoi se operacionet do të nisin sapo vullkani të qetësohet.

 

Ishulli i Bardhë është një nga vullkanet më aktive.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *