Subscribe

Një 55-vjeçar humbi jetën dhe një bashkëmoshatar i tij mbeti i plagosur, si pasojë e një shpërthimi të një mine, në një gurore në fshatin Kurcaj, të Krujës.

Viktima është Asllan Jaupaj. Ai ishte duke montuar minat së bashku me kolegun e tij, Gani Demushaj ku dyshohet se aksidentalisht u ka shpërhtyer njëra prej tyre.

Për pasojë humbi jetën në vend Asllan Jaupaj, ndërsa mori plagë të rënda punëtori tjeter i gurores, i cili kishte vetëm dy ditë që ishte punësuar.

Pas ngjarjes së rëndë policia arrestoi tre persona, mes të cilëve përfaqësuesin ligjor të gurores dhe dy punëtorë, ndërsa shpalli në kërkim administratorin dhe drejtuesin teknik. Ata akuzohen për “shkelje të rregullave në punë” si dhe “mbajtje pa leje të lëndëve plasëse”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *