Duke iu referuar atentatit në Elbasan, aktivistja dhe juristja Brizida Gjikondi, në studion e “Zgjedhje 2021” deklaroi se kjo është e disata herë që fushata zgjedhore në Shqipëri lahet me gjak.

Ajo kërkoi shkarkimin e presidentit Ilir Meta, pasi sipas saj, ky i fundit po thërret për gjak.

“Sipas Kushtetutës, neni 90, thuhet që në rast të shkeljes së Kushtetutës nga ana e Presidentit, ai shkarkohet. Dhe në rast të kryerjes së krimeve të rënda. Ka dy raste. Unë nuk e di, a ka shkelje më të rëndë që bën Presidenti Meta se sa ajo, që nga mëngjesi deri në darkë thërret vetëm për gjak, për nxitje, vëllavrasje, për prerje duarsh, prerje kokash…”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *