Aurela Gaçe është ndër personat më të dashur për publikun shqiptar, jo vetëm për talentin që ka por edhe për afrimitetin që krijon me fansat e saj përmes rrjeteve sociale. Pikërisht nëpërmjet tyre ajo informon dhe ndjekësit me ngjarjet e përditshmërisë së saj, disa prej të cilave bëhen edhe burim lajmi.

 

 

Aktualisht Aurela është duke ndjekur një regjim të fortë dhe duke punuar që të arrijë format e dëshiruara që pas ardhjes në jetë të vajzës së saj të dytë dhe shumë momente nga palestra ajo i poston në Instagram. Një prej tyre ka qenë edhe një video ku tregonte se si qëllonte thesin e boksit në palestër. Aurela ditën e djeshme ka reaguar në një status të gjatë në Facebook-un e saj, ku shprehej tepër e acaruar me një gazetare, emrin e së cilës nuk ka dashur ta zbulojë. I gjithë inati i këngëtares së njohur qëndronte në faktin se gazetarja kishte shkruar për “thesin e boksit”, por kishte bërë gabimin më të madh duke shkruar se Aurela nuk ka publikuar asnjë projekt kohët e fundit.

 

 

“Ooo motra… Mirë që bëni lajm që unë qëlloj thesin, por të paktën mos keqinformoni për punën sepse djersën time s’ja fal askujt të ma fshijë me gomë.” – është shprehur këngëtarja.

 

 

“Aurela ka disa kohë që s’ka sjellë projekte të reja.” – thotë artikulli… O të plaçin sytë, po këto çfarë janë? 3 muaj më parë edhe 1 muaj më parë i kam bërë këto këngë me shumë djersë e kohë e të holla, e për pak ditë vjen tjetra këngë. Mos do nga një në javë ti motra? Po që i bie thesit unë e paske marrë vesh ti, projektet jo? Kush ju punëson juve moj xhaneeeeee… Kush? Më mirë mos ta di kush je, se do të të kthej në thes për stërvitje. Edhe diçka e dashur. “Live” në thonjëza shkruhet për ata që e kanë me thonjëza live-in. Kapish moj motra. Unë jam live prej vërteti, pa thonjëza, o motra.”,- ka shkruajtur Aurela.

 

 

Bashkangjitur këtij shkrimi Aurela ka shtuar dhe lajmin e gazetares si dhe foto nga dy këngët e saj të publikuara brenda 3 muajsh, “S’mundem” dhe “Fustani” të cilat që në momentin e publikimit janë mirëpritur nga publiku.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *