Në kuadër të monitorimit të nisur në administratë për të goditur rastet kur bëhet presion për votën, PD paditi këtë të hënë drejtorin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor Elbasan, Blendi Musai. Sipas degës së PD në Elbasan, Musai ka shpërndarë formularin tek punonjësit për të mbedhur vota në emër të Partisë Socialiste.

 

“Ky është Formulari i mbledhjes së votave për Partinë Socialiste i shpërndarë nga Drejtori i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor Elbasan Blendi Musai, tek punonjësit nën varësinë e tij. Ky është krim dhe abuzim i rëndë me detyrën.  Partia Demokratike Elbasan dënon këtë akt kriminal të Blendi Musait dhe e garanton se do të përballet me forcën e ligjit, pa asnjë hezitim. Gjatë ditës së sotme kemi përcjellë të dhënat e plota për kallëzimin e tij në prokurori për kryerjen e veprës penale. Partia Demokratike Elbasan garanton të gjithë punonjësit e administratës publike që nuk angazhohen në veprimtari politike dhe nuk bien pre e presionit të paligjshem, se asnjë akt shantazhi apo largimi nga puna për qëllime elektorale nuk do të njihet nga Qeveria e re e Partisë Demokratike, e dalë pas zgjedhjeve të 25 Prillit 2021.”

 

Disa ditë më parë, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi kërkoi nga degët e PD që të mbajnë nën monitorim drejtorët e administratës dhe punonjësit, për të ndëshkuar këdo që bën presion për votën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *