Policia e Durrësit ka arrestuar një 21-vjeçare, pasi shpërndante kokainë dhe droga të forta në doza të vogla.

 

Në pranga përfundoi shtetësja me iniciale A.B., të cilës gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 13.5 gr. lëndë narkotike, e dyshuar kokainë.

 

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *