Një 24 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për shpërndarje drogash.

 

Sipas policisë në pranga ka rënë shtetasi me iniciale H.P., 24 vjeç banues në Shijak. Në këtë operacion është sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa doza më lëndë të dyshuar narkotike e llojit Heroinë .

 

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte në vëzhgim dhe në ndjekje nga shërbimet e policisë , pasi për të disponohej informacion se në bazë të porosisë shpërndante lëndë narkotike të llojit heroinë në formë dozash .

 

Gjithashtu në sajë të informacioneve policire është zbuluar se ky shtetas e kryente këtë veprimtari të kundraligjshme  në bashkëpunim me vëllain e tij shtetasin A.P., 28 vjeç, banues në Shijak , i cili u shpall në kërkim.

 

Shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin H.P., në vendin e quajtur “4 Rrugët e Shijakut”, duke i shitur disa doza lëndë narkotike e dyshuar Heroinë , shtetasit O.A., 35 vjeç,(përdorues) dhe nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij u gjetën 3 doza lëndë narkotike e llojit heroinë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *