Dy persona janë arrestuar në Tiranë gjatë operacionit policor “Speed”.

 

Bëhet fjalë për Bejtulla Fusha 25 vjeç dhe Elvis Baqoshi 30 vjeç. Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin lëndë narkotike në kryeqytet, si dhe lëviznin me armë zjarri me vete.

 

Gjatë kontrollit në makinën me të cilën po lëviznin, në cilësinë e provës material iu gjet dhe sekuestrua një kavanoz qelqi brenda të cilit kishte një lëng viskoz të dyshuar si ekstrakt vajor cannabis sativa, rreth 300 fara të dyshuara si ato të bimës narkotike cannabis sativa dhe një armë zjarri pistoletë.

 

Tiranë

 

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Speed”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

 

Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë. 

 

Vihen në pranga 2 shtetas.

 

Sekuestrohen sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa (vaj kanabisi), rreth 300 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe një armë zjarri pistoletë.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative, se dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin produkte të lëndës narkotike të llojit cannabis sativa, në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës, si dhe lëviznin me armë zjarri, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Speed”.

 

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: 

 

– B. F., 25 vjeç dhe E. B., 30 vjeç, të banues në Zall Herr.

 

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor Tapizë-Kamzë, automjetin me drejtues shtetasin E. B. dhe pasagjer shtetasin B. F. 

 

Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një kavanoz qelqi brenda të cilit kishte një lëng viskoz të dyshuar si ekstrakt vajor cannabis sativa, rreth 300 fara të dyshuara si ato të bimës narkotike cannabis sativa dhe një armë zjarri pistoletë. 

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *