Gjashtë punonjës policie janë pezulluar nga detyra në Korçë. Ata dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën.

Sipas njoftimit të policisë, ata kanë vendosur materiale fiktive tek vendimet e Komisionit të Shqyrtimit të Kundravajtjeve Administrative në Korçë.

Në këtë mënyrë, ata kanë marrë vendime që nuk kanë qenë objekt i konstatimit të shkeljes nga punonjësit e policisë në terren.

Kjo është bërë me qëllim zhbllokimin e mjeteve dhe lejeve te drejtimit, kundrejt shumave që përfitohen në mënyrë të padrejtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *