17 leje drejtimi u pezulluan nga policia rrugore në vetëm 5 orë monitorim me radar.

 

Kontrollet u zhvilluan në hyrje te autostrades qe lidh kryeqytetin me Elbasanin si dhe ne aksin Tiranë-Durrës.

 

Policia beri matje gjatë orëve të vona të mbrëmjes si dhe ne orët e para të mëngjesit.

 

Lejet e drejtimit u pezulluan pasi shoferet u kapen duke udhetuar me shpejtësi te larte qe ne nje rast arriti edhe në 170 km/h.

 

Ndërkohë policia paralajmëron se kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vijim me qëllim ndëshkimin e të gjithë shofereve që drejtojne makinen ne gjendje te dehur dhe qe ecin me shpejtesi te larte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *