Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 September 2026
Vizion fokus

Champions League nuk zhgënjen! United e Bayern shkëlqejnë, Como...

Grabiti 9 banesa në Austri, shqiptari dënohet me 6...

Nga “Seria D” në Champions! Fabregas shkruan historinë me...

Irani pretendon se goditi mjetin vëzhgues të SHBA-së në...

40 vjeç, por ende legjendë! Neuer shkruan historinë në...

Trump ndryshon qëndrim për luftën me Iranin: Mund të...

Anthropic bllokon përpjekjet për përdorimin e inteligjencës artificiale në...

Topi i Artë? Jo! Mbappe zbulon trofeun që dëshiron...

Zjarr në një anije mallrash në Kinë, 20 persona...

“Gjyqtari paguhet më shumë se Presidenti”, juristi: E trishtë...

Shpaloset projekti për Automotoparkun në Elbasan, kthen qytetin në epiqendrën e re të turizmit sportiv në rajon

28 Mars 15:02

U prezantua sot në Elbasan projekti i detajuar për Automotoparkun, një kompleks sportiv ndërkombëtar, sipas standardeve më të larta të FIA dhe FIM, do të mirëpresë garat më prestigjioze të Formula 1, me 300 mijë spektatorë fizikisht dhe mbi 1 miliardë shikues në ekran, duke e kthyer në këtë mënyrë Elbasanin në epiqendrën e re të turizmit sportiv në rajon.

Takimin e organizuar me këtë rast e përshëndeti edhe Kryeministri Edi Rama.

Rama: Ne vazhdojmë punën dhe zhvillojmë projektin e AutoMotoParkut, i cili edhe siç u prezantua tanimë këtu, është një projekt i detajuar plotësisht në një bashkëpunim të ngushtë me Formula 1 duke ndjekur te gjitha sugjerimet apo duke adresuar të gjitha kritikat e skuadrës së vendosur në dispozicion të këtij projekti nga drejtuesi i ekzekutiv i Formula 1 Stefano Domenicali dhe ndërkohë në territor vazhdon puna për të përgatitur të gjithë terrenin  mbi të cilin do të ndërtohet projekti, hyrjen dhe daljet dhe nëse iu ka rënë rruga apo iu bie rruga andej, mund të shikoni qe ka një  punë q bëhet dhe atje. Ambicia është që ‘’Shqipëria 2030’’, të jetë edhe vendi mikpritës i garës së Formula 1, diçka e pakonceptueshme deri para ca kohësh dhe diçka jo lehtësisht e konceptueshme nga vende shumë më me emër sesa i yni, por ja që  ne ia dalim dhe aty ku në një farë mënyrë, basti duket i pamundur dhe dua të theksoj që këtu nuk bëhet fjalë për të bërë një investim të kësaj natyre për një garë. Këtu bëhet fjalë për t’i instaluar ekonomisë shqiptare një motor të ri.

Ky projekt është ekonomi, nuk është garë me makina dhe është ekonomi sepse në harkun e 360 ditëve të vitit, ky projekt do të krijojë një destinacion. Një destinacion ku në qendrën e vet të gravitetit do të jetë siguria rrugore dhe ku që nga fëmijët e vegjël deri tek më të rriturit që ngasin një makinë apo do duan të ngasin një makinë, do duhet t’i referohen kësaj qendre për testimet përkatëse që do të jenë pjesë e të qenit tonë anëtar të BE.

 

Modeli ynë për këtë është qendra në Vjenë, por siç e vutë re mbase nga prezantimi i projektit, me skuadrën teknike të Formula 1 që ka punuar studio e përzgjedhur nga konkursi ndërkombëtar është ndërtuar një projekt qe brenda vetë familjes së cirkuiteve të Formula 1është inovativ. Është inovativ për një sërë zgjidhjesh që janë sugjeruar nga stafi teknik i Formula 1 dhe që faktikisht këtë cirkuit në Elbasan e bëjnë një cirkuit që sjell një sërë risish, gjë që është pjesë e kërkesave të Formula 1 kur adopton cirkuite të reja në kalendarin e vet.

Nga ana tjetër më vjen shumë mirë që për shkak të një parashikimi jo optimist të motit, por këtu Elbasani zhgënjeu edhe parashikuesit duke, faktikisht na ofruar një ditë me diell, ne nuk i ndamë këto dy aktivitete, pra qëndruam këtu ekzaktësisht në këtë sallë ku Arbri e bëri pak prezantimin, salla që 90 e kusur vite më parë u vu në dispozicion të komunitetit nga një familje. Një familje e vjetër e Elbasanit mes shumë të tjerash, një familje që i ka përkitur atij rrethit kulturor të kësaj bashkësie, e cila bleu tokën dhe ndërtoi këtë godinë e cila njihet historikisht si biblioteka e qytetit. Këtu ne duam që të bëjmë një ndërhyrje të rëndësishme përmes ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. E para njëherë për ti rikthyer gjithë kësaj godine gjithë atë shkëlqimin, si një monument i mirëfillte kulture dhe për të krijuar një destinacion të librit që të ketë çka është ruajtur këtu, por të ketë edhe kohën e re, teknologjinë e kështu me radhë.

Pra nga një projekt shumë i madh dhe ambicioz që do të jetë një motor i shtuar për ekonominë kombëtare, tek një projekt i vogël dhe lokal që do të jetë një tjetër xhevahir që i shtohet gjerdanit të monumenteve të kulturës së Elbasanit, i nxjerrë nga kjo lloj situate këtu me një fqinj atje në formën e një ndërtimi absurd që i është ngjitur në kurriz dhe do t’ia ndajmë. Ecim më tutje për të çuar më tej atë vizionin e bashkimit të Tiranës me Elbasanit dhe bashkëngjitjes së Elbasanit me Tiranën si një gjymtyrë e një metropoli që tanimë gjithmonë e më shumë po merr formë si metropoli i dekadës së ardhshme me qendër Tiranën, me daljen në det në Durrës, me shtrirjen në verilindje në Dibër, edhe më këtë krah në Elbasan, ku në ndërkohë kalojnë edhe infrastrukturat e rëndësishme siç është edhe rrjeti europian i korridoreve, Korridori 8 që ne e përfshimë në rrjetin europian në samitin mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë, në 2023./vizioplus.tv

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
automotoparku Edi Rama Elbasan Tirane

Nga e njëjta kategori

Grabiti 9 banesa në Austri, shqiptari dënohet me 6 vite burg

më shumë...

Nga “Seria D” në Champions! Fabregas shkruan historinë me Como

më shumë...

Irani pretendon se goditi mjetin vëzhgues të SHBA-së në Ngushticën e Hormuzit

më shumë...

40 vjeç, por ende legjendë! Neuer shkruan historinë në Champions

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:15

Champions League nuk zhgënjen! United e Bayern...

10:48

Grabiti 9 banesa në Austri, shqiptari dënohet...

10:32

Nga “Seria D” në Champions! Fabregas shkruan...

10:30

Nga ngjyra e dyerve te ndalimi i...

10:23

Irani pretendon se goditi mjetin vëzhgues të...

9:56

40 vjeç, por ende legjendë! Neuer shkruan...

9:49

Mpiksja e gjakut në krah, gjithçka që...

9:42

Trump ndryshon qëndrim për luftën me Iranin:...

9:35

Anthropic bllokon përpjekjet për përdorimin e inteligjencës...

9:22

Pyetje të thjeshta që zbulojnë menjëherë një...

8:59

Topi i Artë? Jo! Mbappe zbulon trofeun...

8:57

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 7...

8:39

Zjarr në një anije mallrash në Kinë,...

8:25

“Gjyqtari paguhet më shumë se Presidenti”, juristi:...

8:20

NATO shkatërron operacionin sekret rus

7:49

Harta e re që “ndezi” protestat, Mazniku:...

7:38

Sulm me thikë në Londër, plagosen katër...

7:07

Përmbytjet në Durrës, banorët e ish-Kënetës në...

6:54

Zjarri në Çërrilë, vijon ndërhyrja nga ajri...

6:46

U kallëzua në SPAK, ministri i Financave...

Më të klikuarat

  • Tmerr në mes të restorantit, avokati tenton të vrarë ish-gru...
  • “Kredi me interes zero për shtëpitë nën 60 mijë euro...
  • Kapen dy autobusë me mish e peshk të kontrabanduar nga Greqi...
  • U kallëzua në SPAK, ministri i Financave publikon pagat: Ja...
  • Kush është “gruaja e bletëve”, që u arrestua bashkë me bashk...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.