Subscribe

Në takimin që realizoi me të dërguarin e SHBA për Ballkanin, Grabiel Escobar, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh se ata bisedëuan për një sërë çështjesh, duke nisur që nga zhvillimet e aktualitetit politik shqiptar, e deri te situata në Kosovë.

 

“Ishte kënaqësi e veçantë të mirëprisja sot përfaqësuesin e lartë të SHBA-ve, Escobar. Lufta ndaj korrupsionit është përcaktuar si interes kombëtar i SHBA-ve, është dhe interes i Shqipërisë. Është ajo që PD ka luftuar dhe është përpjekur më shumë në këto 8 vite, që nga dekriminalizimi i politikës, që te ligji për SPAK-un e BKH, të miratuara me iniciativën e opozitës. Të gjitha këto dëshmojnë që PD ka qenë, është dhe mbetet e vendosur në luftën ndaj korrupsionit. Prioritetet e PD kanë qenë këto, betejat e PD kanë qenë këto. Me zotin Escobar diskutuam çështjet e aktualitetit politik shqiptar, por edhe për Kosovën. Ia bëra të qartë Escobarit mos cënueshmërinë e Kosovës. Jam i kënaqur t’ju raportoj se në këtë qëndrim kam marrë mbështetjen e zotit Escobar. Diskutuam edhe për ecjen para të Shqipërisë në rrugën e reformave, e këtu është dhe ajo që të mos jenë më politikanët e korruptuar. Kjo do të jetë hapi i parë i legjitimitetit të nismave tona”, deklaroi Basha.

 

Sa i përket ftesës që Escobar i bëri për ta vizituar sa më shpejt në Washington, Basha pohoi se: “Është një ftesë e përsëritur, e mirëpres me kënaqësi e padiskutim po planifikoj një vizitë në Uashington që të shtujmë para objektivat jo thesht të PD por atë që është sot axhenda e cdo familje shqiptare, daljen nga gjendja pezullie, dëshpërimi, plogështie që ka shkaktuar 25 prilli dhe ecjen e Shqipërië përpara me reforma politike, me zgjedhje të lira e të ndershme e me procesin e integrimit evropian të Shqipqërisë.”

 

Në daljen e përbashkët për mediat, Basha u pyt edhe nëse në takim u fol për shpalljen “non grata” të Berishës nga SHBA.

 

“Padiskutim që çështja e pandëshkueshmërisë sikundër politikat e sanksioneve “non grata” ishin pjesë e diskutimit. Ndërsa sa i takon cështjeve që i takojnë vendimeve të DASH jam i bindur që do të keni mundësinë të dëgjoni drejtpërdrejtë nga zoti Eskobar qëndrimet e DASH.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *