Ish kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje zyrtarëve të Departamentit Amerikan të Shtetit të çojnë në Paris çdo fakt apo provë që kanë kundër tij.

 

Gjatë fjalës së ij në Kuvendin që po mbahet në stadium “Ai Albania”, Berisha i bëri thirrje të rishqyrtojnë vendimin për shpalljen e tij “non grata” në SHBA.

 

Ai u shpreh I bindur se nuk do të vazhdojë i palëkundur betejën e tij për rivendosjen e dinjitetit të tij

 

“U bëj thirrje zyrtarëve të DASH të cojnë në Paris çdo fakt, document, provë që kanë. Të bëjnë publike që të gjitha dhe ju siguroj ju se unë marr çdo vendim ndaj vetes time. Duke qendruar i përulur para të vërtetës do vazhdoj i pathyeshëm misionin tim si besimtar i zotit dhe dinjitetit të njeriut.

Beteja ime për rivendosjen e dinjitetit tim nuk do të ndalet kurrë. Ftoj zyrtarët e Departamentit të Shtetit të rishqyrtojnë vendimin e tyre sepse arroganca dhe gabimi nuk janë virtyt i njerëzve të lirë. Unë ju garantoj ju se do të vazhdoj i palëkundur misionin tim së bashku me ju për të përmbysur narkoshtetin në Shqipëri”, u shpreh Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published.