Subscribe

Federata  shqiptare e Tenisit përcaktoi mesditën e kësaj të mërkure dhe kammpionët e shqipërisë për meshkuj dhe femra. Presidenti Ferdinand Sulo ndau kupat e për fituesit ku Martin Muedini mori vendin e parë sa i takon meshkujve ndjekur nga  Arbër Sulstarova i vendit të dytë. E rëndësishme për dy tenistët është të përfaqësojnë sa më mirë ngjyrat kuqezi në evente europiane.

 

 MARTIN MUEDINI –  KAMPION I SHQIPËRISË

“Objektivi jonë është të mbajmë sa më lart flamurin kuqezi dhe të kemi një përfaësim sa më dinjitoz në evente jashtë vendit. Edhe vetë po e shohim që niveli është në rritje.”

ARBER SULSTAROVA -NËN KAMPION I SHQIPËRISË

“Padyshim për çdo sportist është një ndjesi tjetër sapo e vesh atë fanellën e kombëtares, të jep një tjetër emocion, tjetër motiv për të luajtur.”

 

Sa i takon kategorisë së vajzave, në vendin e parë doli Kristal Dul, e cila edhe pse ka jetur për shumë vite në Itali, asnjëherë nuk e ka menduar dy herë për të përfaqësuar ngjyrat kuqezi.

 

 KRISTAL DULE – KAMPIONE E SHQIPERISË

“Prindërit e mi janë nga Shqipëria edhe unë jam shqiptare. Kështu e ndjej veten. Jam shumë krenare dhe e dua shumë vendin tim pavarëisht se jam rritur në Itali dhe kam jetuar për shumë vite, jam shqiptare …”

 

E njëjta gjë mund të thuhet dhe për Daniele Ostap, i cili është rikthyer në vendin e nënës së tij vetëm për të përfaqësuar Shqipërinë në Davis Cup.

 

 DANIELE OSTAP – TENIST I KOMBËTARES

Jam me origjinë nga Franca, ndërsa nëna ime është shqiptare. Jetoj në Amerikë, kam ardhur këtu vetëm për Davis Cup. Dua të përfaqësoj vendin tim, e shoh që djemtë luajnë me zemër.

 

 

 

Vlen të theksohet se Shqipëria krijon për herë të parë një kombëtare vajzash në tenis që do të përfaqësojnë vendin në Billi xhin Cup në Lituani. Ndërsa meshkujt i  pret një tjetër turne i vështirë si “Davis Cup” që do të zhvillohet në Shkup nga datat 22 deri në 26 qershor.

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *