Tre shkencëtaret britanike, Davit Toules dhe dy bashkëpunëtoret Dankan Haldein e Majkell Kosterlitz, janë fituesit e çmimit “Nobel” në Fizikë për vitin 2016 për zbulimet e tyre në format e rralla te materies. Ata do të ndajnë çmimin prej 727 mijë paundesh. Gjatë njoftimit të fituesve komitetit i nobelit theksoi se tre kërkuesit “kanë hapur dyert e dijes drejt nje bote te panjohur”. Shkencëtaret britanik me baze ne SHBA kanë përdorur formulat matematikore per të shpjeguar efektet e materies, ne gjendjen super te lëngshme, por edhe te superpercjellesit. Te materiet e ftohta dhe ato ekstremisht te sheshta shkencëtaret kane vërejtur sjellje te pazakonte te atomeve. Një efekt i ngjashëm ndodh edhe kur lendet ndryshojnë gjendjet e tyre nga te ngurta, ne te lëngshme dhe ne gaz. Zbulimi i shkencëtareve britanik shihet me mjaft rendësi veçanërisht ne dizajnimin e materialeve me teknologji te re. Kërkuesit aktualisht punojnë ne Shtetet e Bashkuara, ne Universitetin e Uashingtonit, Priston University dhe Braun University. Nobeli ne Fizike pason atë te nje dite me pare ne Mjekësi, te cilin e mori shkencëtari japonez Ohsumi per studimin e qelizave te dëmtuara dhe riciklimin e elementeve te tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *