Pas shoqërimit në komisariat të ish-deputetit Kastriot Islami për mosmbajtje të maskës, ka reaguar menjëherë nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.

Përmes një postimi të shpërndarë në “Facebook”, Paloka i është drejtuar kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar një “hakmarrës të neveritshëm”.

“Hakmarrës i vogël e i neveritshëm. Ja për çfarë e përdor policinë”, shkruan Paloka.

Ish-deputeti socialist Kastriot Islami u shoqërua mbrëmjen e kësaj të shtune në polici, pasi gjatë kontrolleve për zbatimin e masave anti-covid nga uniformat blu, ai u konstatua duke lëvizur pa maskë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *